Lajme

Serbia pengon zyrtarin e Kosovës të hyjë në territorin e saj

Anëtari i Bordit të Autoritetit kosovar të Konkurrencës, Muhamet Krasniqi, është ndaluar në Aeroportin e Beogradit, dhe nuk është lejuar të merr pjesë në takimin e autoriteteve rajonale që po mbahet në kryeqytetin serb, me arsyetimin se dokumentet e Kosovës nuk janë valide.

Muhamet Krasniqi, anëtar i bordit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, ka udhëtuar drejt Beogradit nga Shkupi, me ftesë zyrtare për të marrë pjesë në një takim të autoriteteve rajonale të konkurrencës.

Ai fillimisht është marrë në mbajtje, por pas një intervenimi nga Zyra e Kosovës në Beograd, Krasniqi është liruar të hyjë në Serbi.

Lajmin e ka bërë të ditur  Sherif Krasniqi, i biri i Muhamet Krasniqit, i cili ka thënë se i ati i tij është rrugës drejt hotelit, dhe do ta përfaqësojë Kosovën sipas agjendës në takimin e autoriteteve rajonale të konkurrencës. /express/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*