Sport

Serbia mposht Rusinë për ta takuar Slloveninë në finalen e Eurobasketit

Serbia është finalisti i dytë i kampionatit Evropian.

Ajo e ka mposhtur Rusinë me rezultat 79 me 87, në një ndeshje të cilën e ka kontrolluar që nga fillimi i takimit.

Bogdanoviq ishte lojtari më i mirë i Serbisë, duke shënuar 23 pikë në këtë takim, përcjell Koha.net. E Rusinë, nuk mundi ta udhëheqë drejt fitores lojtari më i mirë i saj, Shved, megjithëse shënoi 33 pikë.

Në finale Serbinë e pret Sllovenia, e cila mposhti Spanjën, për të shkruar historinë e basketbollit slloven në kualifikimin e parë të këtij shteti në finalen e një “Eurobasketi”.

Finalja mes Sllovenisë dhe Serbisë luhet të dielën. Ndërsa Rusia e Spanja do të luftojnë për vendin e tretë.

Kampionati evropian këtë vit po mbahet në Turqi.

Komentoni