Kosova

Serbia me njësi speciale për mbrojtjen e serbëve në veri

Kosova shihet si rreziku më i madh i sigurisë në Serbi. Kështu paralajmëron gjeneralmajori serb Lubisha Dikoviq, ushtaraku që mori pjesë në luftë në Kosovë e që ishte i dyshuar edhe për krime lufte.

Me tone nacionaliste, ai ka paralajmëruar se Serbia do ta krijoj një njësi speciale për t’u përballur me situata të krizave.

“Ne do ta krijojmë një elitë ushtarake efikase,  të pajisur e të trajnuar mirë, që do të përballen fuqishëm me  të gjitha sfidat e sigurisë”, ka thënë ai në një intervistë për Veçernje Novosti, transmeton AktivPress.

Kur e ka përmendur sigurinë e përgjithshme në Serbi, Dikoviq e ka përfshirë edhe Kosovën.

I pyetur në mënyrë specifike se çka nënkupton ai me organizimin më të mirë të forcës së reagimit të shpejtë, ai është përgjigjur se kjo do të thotë rigrupim i ish- trupave të njësive speciale të cilat janë shpërbërë në vitin 1999, pas luftës së Kosovës.

Se siguria në Kosovë është e brishtë e thonë edhe ekspertët e kësaj fushe në Kosovë.

Ata e konsiderojnë veriun e Kosovës i një ”bombë të kurdisur”  nga Serbia.

Në atë pjesë ende funksionojnë struktura paralele serbe, ndonëse me një marrëveshje  të arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë ishte paraparë shuarja e tyre.

Komentoni