Kosova

Serbia kërcënon Maqedoninë për shkak të Kosovës

Serbia po përgatit masat nëse Shkupi mbështet Prishtinën në institucionet ndërkombëtare. Siç bëhet e ditur Serbia nuk ka përjashtuar masat radikale në raportet me Maqedoninë dhe tërheqjen e njohjes së Maqedonisë me emrin e saj kushtetues, nëse kryeministri Zoran Zajev vendos të votojë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Siç raporton Kosova.info bazuar në një publikim në të përditshmen serbe “Novosti”, Beogradi me kujdes do të përcjellë hapat e Maqedonisë dhe deklarimin për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, dhe si do të veprojë Shkupi ndaj interesave nacionale serbe, ashtu thuhet se edhe këta të fundit do të veprojnë. Kosova do të ketë mundësinë që të ngritë çështjen e anëtarësimit në UNESCO brenda dy viteve. Por siç thekson gazeta, parimi i reciprocitetit në raportet diplomatike dhe politike me Shkupin, Beogradi mund ti aktivizojë më 2018, sepse Prishtina ka paralajmëruar se përsëri do të përpiqen të hapin dyert e Interpolit. Zajev ditë më parë ka thënë në Prishtinë, se “Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Maqedonisë në të gjitha proceset”.

Kreu i diplomacisë serbe Ivica Dacic deklaratën e Dacicit e ka vlerësuar siç tha si një dëshmi të “servilitetit” të kryeministrit maqedon dhe pushtetit politik në Shkup, duke porositur se Serbia do të di të përgjigjet në atë porosi.

Kryetari i partisë demokratike të serbëve, Ivan Stoilkoviq tha se kjo nuk është kurrfarë befasie. “Zajevi nuk mund të mbajë fjalën dhe që politika e qeverisë së Maqedonisë nuk do të jetë në kundërshtim me interesat e shqiptarëve në rajon, por as ShBA-së”. Stoilkoviq mendon se parimi I reciprocitetit në raport me Shkupin duhet të vendoset në të gjitha nivelet, jo vetëm kur është fjala për njohjen e emrit kushtetues të Maqedonisë. Ai si shembull thekson statusin e pakicës maqedone në Serbi. /Kosova.info/

Komentoni