Kosova

Serbia falënderon Mauriciusin që s’e ka njohur Kosovën

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në New – York ka folur me kryeministrin e Mauriciusit Anerod Gjagnat.

Vuçiq me këtë rast e ka falënderuar shefin e qeverisë së këtij vendi që s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe që ka votuar kundër pranimit të Kosovës në UNESCO, raportojnë mediat serbe.

Mauricius është shtet ujdhesar, ish – koloni holandeze, franceze e britanike në Oqeani, i pavarur që nga viti 1968, me një sipërfaqe prej2040 kilometrash katrorë dhe me rreth 1 milion e 300 mijë banorë.

Komentoni