Lajme

Serbët të vendosur për ta funksionalizuar kishën në kampusin universitar

Politikanë e klerikë serbë janë të vendosur për ta funksionalizuar kishën e ndërtuar në kohën e regjimit të Slobodan Milosheviqit në kampusin e Universitetit të Prishtinës, transmeton Koha.net.

Kështu ipeshkvi i Rashkë – Prizrenit Teodosije ka deklaruar sot se kjo Ipeshkvi e Kishës Ortodokse serbe do të vazhdojë së kujdesuri për kishën që serbët e quajnë Kisha e Krishtit Shpëtimtar e drejtori Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka thënë se është për t’u krenuar, siç njofton b92, që “klerikët tanë të prirë nga Teodosije pas 16 vjetësh dhe pas disa përdhosjesh, dëmtimesh, shkatërrimesh, filluan së pastruari të tempullit”.

Teodosije ka thënë se për Kishën Ortodokse serbe tempulli Krishti Shpëtimtar është i shenjtë dhe qëllimi është që me veprimin e saj ta bëjnë tempullin si tempujt tjerë – objekt për lutje.

“Ne do të vazhdojmë të kujdesimi për kishën, nuk duam konflikte në nivelin politik, as me studentë edhe pse tri ditë kemi punuar ashtë e brenda deh askush absolutisht s’e ka ngritur zërin, madje janë mahnitur me atë që punonim”, ka thënë ai.

“Kisha është ndërtuar në tokën të cilën qyteti Prishtina ia kishte dhënë Ipeshkvisë në vitin 1990, para se shqiptarët braktisnin institucionet”, ka thënë Gjuriq duke shtuar se kisha është ndërtuar me të gjitha lejet e nevojshme.

Ai ka përfunduar se “ndaj këtij tempulli duhet pasur sjellje si ndaj të gjithë tempujve tjerë”.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*