Lajme

Serbët paralajmërojnë bllokimin e pikave kufitare me Kosovën

Shoqata e familjeve të të rrëmbyerve dhe të vrarëve serbë në Kosovë të viteve 1998 – 2000, me një deklaratë për shtyp sot e kanë informuar NATO-n, KFOR-in, UNMIK-un dhe EULEX-in se së shpejti do t’i bllokojnë plotësisht pikat kufitare në Merdare, Jarinje dhe Konçul.

Kjo sipas tyre, derisa “të dashurit e tyre nuk lirohen dhe t’u kthehen familjeve të tyre”, shkruan radio kontaktplus, transmeton Klan Kosova.

Ata kritikojnë bashkësinë ndërkombëtare për atë që siç thonë ata, nuk e gjykojnë sjelljen e institucioneve në Prishtinë, të cilët “me sjellje të papërshtatshme dhe kërcënimet e shëmtuara të arresteve bllokojnë punën e drejtorit te Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, dhe ia bëjnë të pamundur kryerjen e detyrave në territorin e Kosovës”.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*