Lajme

Selimi: PDK,LDK AAK dhe NISMA, votuan kundër Trepçës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, thotë se deputetët e PDK-së, LDK-së, AAK-së, dhe Nismës kanë votuar kundër që Trepça të jetë ndërmarrje publike.

Kjo sipas Selimit kjo është dëshmuar gjatë votimit të ligjit për Trepçën, ku deputetët e partive të lartpërmendura nuk votuan dy amendamentet e Lëvizjes Vetëvendosje. 

Selimi thotë se  VV-ja i ka vënë në dispozicion amendamentet të cilat Trepçën do ta mbanin si ndërmarrje publike në pronësi të Republikës së Kosovës.

Reagimi i plotë i Selimit:

“Këto janë vetem dy nga amendamentet e GP të Lëvizjes VETËVENDOSJE të cilat u kundërshtuan nga shumica e deputetëve të LDK, PDK, AAK dhe NISMA-s.

-Për dijeninë e atyre që duan ta dijnë, ata votuan KUNDËR që Trepça të jetë NDERMARRJE PUBLIKE TREPÇA SH.A. (shih andamentin 2 të LVV-së)

-Për dijeninë e atyre që duan ta dijnë, ata votuan KUNDËR që Trepça të jetë NDËRARRJE PUBLIKE QENDRORE NË PRONËSI TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS. (shih amandamentin 3 të LVV-së)

E, pastaj dikush prej tyre ka paturpësinë që ta akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje se paska qenë kundër Ligjit për Trepçën.

Ne ua vumë në dispozicion amandamentet të cilat Trepçën do ta mbanin si nderrmarrje publike ne pronësi të Republikës së Kosovës. Ata i refuzuan me arrogancë. Ne ua dhamë amandamentet por nuk mumd t’ua japim edhe gjithçka tjetër të nevojshme të cilën ata nuk e paten.

Në këtë seancë kishim rastin që ta benim një ligj që do ta mbronte Trepçën nga kushdo që pretendon ta përvetësojë përveç Republikës së Kosovës.

E ardhmja do ta kjartësojë edhe më shumë hilen e këtij pushteti rreth Trepçës”.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*