Kosova

Selimi: Kosova në këtë dekadë të pavarësisë ka stagnuar në të gjitha fushat

Deputeti nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, të enjten në një konferencë për media ka folur rreth zhvillimeve në vend në këtë dekadë të pavarësisë, duke thënë se Kosova ka stagnuar në shumë fusha dhe se korrupsioni dhe krimi i organizuar po vazhdojnë të jenë pjesë e qeverisjes në vend.

Selimi tha se në këtë dekadë të pavarësisë janë rreth 115 njohje, e të cilat kryesisht kanë ndodhur në dy vitet e parë pas pavarësisë.

Ai tha se stagnimi i parë i shtetit ka të bëjë me rihapjen e negociatave me Serbinë pas shpalljes së pavarësisë.

Sipas deputetit Selimi si pasojë e bisedimeve me Serbinë janë arritur edhe marrëveshje të cilat janë në dëm të Kosovës.

“Korrupsioni dhe krimi i organizuar po vazhdojnë të jenë pjesë e qeverisjes në Kosovë”, tha Selimi, duke shtuar se edhe papunësia është në shkallë alarmante.

Ai tha se Kosova ka stagnuar edhe në proceset integruese dhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Sipas tij, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë më të izoluarit.

“Kemi dështuar ta bëjmë ushtrinë e Kosovës, garantuesin e sovranitetit të Kosovës”, tha Selimi.

Komentoni