Kosova

Sekretari Tillerson pret drejtësi për vëllezërit Bytyqi

Sekretari i Shtetit, Rex W. Tillerson, ka shprehur mendimin lidhur me mungesën e progresit në rastin Bytyqi dhe djegien e Ambasadës amerikane në Beograd në vitin 2008.

Ai ndër tjerash ka thënë se Serbia ka emëruar prokurorin e ri special për krime lufte, një pozitë kjo që kishte mbetur vakante për vite, dhe tash ShBA kanë bërë thirrje që rasti i vëllezërve Bytyqi të jetë prioritet i saj.

“Ne shpresojmë se ky emërim do të shërbejë në përparim të hetimeve mbi përgjegjësit për vrasjen në rasti Bytyqi”, ka thënë Tillerson.

Komentoni