Sport

Sejdijaj, shofere e autobusit, por me shumë talente në sport

Albulena Sejdijaj ka katër profesione të ndryshme. Tri prej tyre lidhen me futbollin, kurse i katërti është shofere e autobusit.

Si futbolliste kishte nisur shumë herët, por tri profesionet e tjera, atë të trajneres, gjyqtares dhe shoferes i ka nisur para katër vjetësh.

Dita për të është goxha e ngjeshur. Së fundi ka nisur të stërvitë edhe kikboks, ndërkohë që më herët është marrë edhe me gjimnastikë, shkruan sot Koha Ditore.

“Ka ndodhur që të luaj në mëngjes me ekipin tim, pastaj në mbrëmje të ndaj drejtësi dhe ta udhëheq ekipin si trajnere”, thotë buzë gaz Sejdijaj në një bisedë për gazetën.

Sejdijaj 30-vjeçare, që jeton në Helsingborg të Suedisë së bashku me familjen, tregon edhe për punën jo shumë të zakonshme për një femër – atë të shoferes.

Komentoni