Kosova

Sefaj: Problemi i qytetarëve të Luginës së Preshevës do të zgjidhet

Ministri i brendshëm Flamur Sefaj është zotuar se problemi i qytetarëve të Preshevës do të zgjidhjet.

Ai ka thënë se ky problem do të jetë prioritet i tij si ministër.

“Sot në mbledhjen e Qeverisë shpreha përkushtimin tim, që shumë shpejt do të gjenden modalitete juridike për lehtësimin e procedurave për dhënien e lejeve të përkohshme dhe të përhershme për qytetarët e Luginës së Preshevës dhe viseve tjera. Prej emërimit tim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ky problem ka qenë një ndër prioritetet e mia, të cilën e kam cekur edhe në takimet me shoqatat e këtyre qytetarëve. Normalisht, deri te një zgjidhje permanente do të arrijmë vetëm me një koordinim të mirë me Qeverinë e Kosovës”, ka shkruar Sefaj në facebook.

Komentoni