Lajme

Seanca plenare e 1 shtatorit shtyhet për një orë e gjysmë

Me pajtimin e anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës shtyhet për një orë e gjysmë seanca plenare e 1 shtatorit, për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për shënjimin e vijës kufitare.

Seanca e paraparë të mbahej në orën 10:00, do të fillojë në orën 11:30.

Arsyeja e shtyrjes është pjesëmarrja e përfaqësuesve të Kuvendit të Kosovës në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së KFOR-it. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*