ShowBiz

Së shpejti pritet martesa e Miriam Cani dhe Alban Skenderaj

E ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Wake up’ në Top Channel, këngëtarja Miriam Cani ka ndarë disa risi nga jeta personale dhe ajo profesionale, raporton Kosova.info.

Duket që çifti shumë i dashur për publikun shqiptar, Miriam Cani dhe Alban Skenderaj, shumë shpejt do të ecin drejt altarit për të kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Çifti ka edhe një vajzë shumë simpatike të quajtur Ameli. Duket që angazhimet e shumta nuk iu kanë lënë hapësirë për të planifikuar martesën, edhe pse kjo është një gjë që të dy e dëshirojnë.

Çifti shquhen edhe për një kimi të veçantë në fushën profesionale, pasi që së bashku kanë realizuar disa projekte muzikore.

Miriam u shpreh po ashtu shumë e ngazëllyer për faktin që do të rikthehet këtë vit në “The Voice’. Mrëpo, këtë vit do të jetë pjesë e formatit të ri ‘The Voice Kids’. /KI/

Komentoni