Hi Tech

Së shpejti Messenger për fëmijët nën 6 vjeç

Facebook do të paraqesë së shpejti një aplikacion të Messenger për fëmijët të moshës deri në 6 vjeç. Kjo pasi prindërit dëshirojnë që fëmijët e tyre të kenë një hapësirë të sigurt në internet për të biseduar.

Facebook Messenger për fëmijët, i cili fillimisht do të jetë vetëm në ShBA, është dizajnuar me kontrolle që u jep mundësi prindërve të vendosin se me kë duhet të lidhen fëmijët online. Fëmijët mund ta përdorin atë për video, foto, dhe eksperienca edukimi.

Kompania thotë se në këtë aplikacion nuk do të ketë reklama apo të ndajnë të dhënat e fëmijëve për reklamuesit në faqen kryesore.

Komentoni