ShowBiz

Scherzinger: Fama ka çmimin e saj

Ish pjesëtarja e Pussycat Dolls, në një intervistë për Mirror ka folur rreth gjërave që e shqetësojnë në jetën e saj, raporton Kosova.info.

Edhe pse ajo është në një marrëdhënie prej dy vitesh me tenistin Grigor Dimitrov, Nicole Scherzinger pranon se shpesh ndihet e vetmuar.

Sipas saj , fama ka qenë faktor i madh që ka ndikuar në këtë drejtim sepse se ka lejuar të shijoj çdo moment si duhet.

“Nuk do të gënjej, është e vështirë. Ndihesh e vetmuar. Jam gjithmonë në udhëtim, gjithmonë vetëm. Mendoj se çdo njeri në botën e spektaklit ndihet i vetmuar”, u shpreh Scherzinger. /KI/

Komentoni