Lajme

SBAShK-u paralajmëron grevë në shtator

Drejtuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, të Shkencës dhe të Kulturës (SBAShK), kanë paralajmëruar grevë për muajin shtator, nëse nuk realizohen kërkesat e tyre që janë pjesë e kontratës kolektive, si pagesa 70% për udhëtimin e punëtorëve të arsimit dhe pagesa e tri pagave pas pensionimit, transmeton Koha Ditore.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, të Shkencës dhe të Kulturës (SBAShK), Rrahman Jashari, ka thënë se më 1 shtator nuk do të ketë grevë, mirëpo nëse nuk ka reflektim nga Qeveria kjo do të ndodhë gjatë po këtij muaji, transmeton Koha.net.

“SBAShK-u ka paralajmëruar se në shtator pritet që të ketë veprime sindikale, madje edhe greva, por aktualisht kemi qëndrim se më 1 shtator të mos këtë grevë për dy arsye, njëra që nuk duam t’ua mohojmë fëmijëve të klasave të para të njohin shkollën dhe mësuesit dhe për shkak po presim 1 shtatorin që të shohim se si do të sistemohen mësimdhënësit e Kosovës pasi kemi paralajmërime se do të ketë telashe me orët dhe me zbritje normash eventuale”, ka thënë Jashari.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*