Lajme

SBAShK: Nuk mbahet testi për mësimdhënës

15,372 mësimdhënës janë shprehur kundër mbajtjes së testit të performancës për mësimdhënës të paraparë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Sindikata e Bashkuar për Arsim dhe Kulturë ka prezantuar sot rezultatet nga votimi që kanë bërë mësimdhënësit që janë anëtarë në këtë sindikatë rreth qëndrimit të tyre mbi mbajtjen e testit të performancës.

Nga numri i përgjithshëm i anëtarëve , 150 mësimdhënës janë deklaruar pro mbajtjes së këtij testi.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj deklaroi se këto rezultate të votimit tregojnë qëndrimin e mësimdhënësve dhe sindikatës për testin që sipas tij është degradues.

“Mësimdhënësit nuk i frikësohen asnjëherë vlerësimit të performancës së tyre, por në mënyra të tjera e jo testimi me shkrim. SBAShK-u e kundërshton këtë test sepse është degradues, nënçmon diplomat dhe arritjet, nënçmon edhe vetë profesorët që na kanë dhënë mësim nëpër fakultete,” tha Jasharaj.

Në mbledhjen e sotme SBAShK-u gjithashtu riadresoi kërkesat e mëparshme për respektimin e neneve të kontratës kolektive të nënshkruara nga MASHT-i vitin e kaluar.

SBAShK-u bëri të ditur se i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit për kompensim prej 70 për qind të shpenzimeve të udhëtimit për mësimdhënësit që udhëtojnë, kompensimin për ushqim në vlerë prej 2 eurosh në ditë dhe pagesën e tre pagave për mësimdhënësit që dalin në pension.

SBAShK ka paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk realizohen në afat të shkurtër do të ndjekin rrugët ligjore për zbatimin e kontratës si tërësi.

15,372 mësimdhënës janë shprehur kundër mbajtjes së testit të performancës për mësimdhënës të paraparë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Sindikata e Bashkuar për Arsim dhe Kulturë ka prezantuar sot rezultatet nga votimi që kanë bërë mësimdhënësit që janë anëtarë në këtë sindikatë rreth qëndrimit të tyre mbi mbajtjen e testit të performancës.

Nga numri i përgjithshëm i anëtarëve , 150 mësimdhënës janë deklaruar pro mbajtjes së këtij testi.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj deklaroi se këto rezultate të votimit tregojnë qëndrimin e mësimdhënësve dhe sindikatës për testin që sipas tij është degradues.

“Mësimdhënësit nuk i frikësohen asnjëherë vlerësimit të performancës së tyre, por në mënyra të tjera e jo testimi me shkrim. SBAShK-u e kundërshton këtë test sepse është degradues, nënçmon diplomat dhe arritjet, nënçmon edhe vetë profesorët që na kanë dhënë mësim nëpër fakultete,” tha Jasharaj.

Në mbledhjen e sotme SBAShK-u gjithashtu riadresoi kërkesat e mëparshme për respektimin e neneve të kontratës kolektive të nënshkruara nga MAShT-i vitin e kaluar.

SBAShK-u bëri të ditur se i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit për kompensim prej 70 për qind të shpenzimeve të udhëtimit për mësimdhënësit që udhëtojnë, kompensimin për ushqim në vlerë prej 2 eurosh në ditë dhe pagesën e tre pagave për mësimdhënësit që dalin në pension.

SBAShK ka paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk realizohen në afat të shkurtër do të ndjekin rrugët ligjore për zbatimin e kontratës si tërësi.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*