Kosova

SBAShK kërkon nga Komisioni për Arsim ngritjen e çështjes së statusit të punëtorëve të arsimit të viteve ’90

SBAShK-u i përmes një shkrese i është drejtuar Komisionit parlamentar për Arsim me kërkesën që ata ta ngritin në seancat e parlamentit kërkesat legjitime të SBAShK-ut që kanë të bëjnë me Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta dhe çështjen e mbështetjes buxhetore për realizimin e kërkesave legjitime që dalin nga Kontratat Kolektive e Arsimit të Kosovës.

Në këtë letër SBAShK-u përgëzon kryetarin e Komisionit Parlamentar për arsim Ismajl Kurteshi dhe gjithë anëtarët e këtij Komisioni për angazhimin e sinqertë të tyre në ngritjen e këtyre çështjeve, ndërsa të gjithë deputetëve iu drejtohet me apelin që të ndikojnë që në Ligjin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2018 të ketë vijë buxhetore për realizimin e nenit 35 të Kontratës Kolektive të Arsimit e që ka të bëj me 3 pagat suplementare dhe me tri pagat me rastin e pensionimit të punëtorëve të arsimit.

“Kujtojmë deputetët se duke dëgjuar zërin e arsyeshëm të SBAShK-ut dhe duke përfillur angazhimet e Kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Arsim ju do të dëshmonit respektin për punën me dekada të punëtorëve të arsimit të Kosovës dhe do të krijonit mundësinë që të drejtat e tyre të realizohen në mënyrë humane e jo , si po ndodh vazhdimisht përmes Gjykatave”, thuhet në thirrjen e SBAShK-ut drejtuar deputetëve të Kuvendit. /Kosova.info/

Komentoni