Lajme

Sanchez: Kam marrë një vendim, dua të luaj në Ligën e Kampionëve

Alexis Sanchez duket se i ka ditët e numëruara në Arsenal.

Sulmuesi kilian ka thënë se ‘ëndrra’ e tij është për të luajtur në Ligën e Kampionëve, diçka që ai nuk mund ta bëjë me Arsenalin këtë sezon pasi nuk përfunduan në top katërshe.

Kjo ka të ngjarë të lajmërojë skuadrat si Manchester City dhe Bayern Munich, dy klubet që do të jenë në Ligën e Kampionëve dhe të cilat kanë treguar interes për 28-vjeçarin.

Duke folur në vendin e tij të lindjes, Sanchez tha: “Vendimi nuk është vetëm i imi, por unë tashmë kam marrë një vendim. Tani pres që Arsenali të përgjigjet të më tregojë se çfarë duan”.

I pyetur për sqaruar atë që donte, Sanchez shtoi: “Të luaj në Ligën e Kampionëve dhe ta fitoj atë. Eshtë një ëndërr që kam pasur kur isha fëmijë. Për momentin jam në Arsenal, kontrata ime përfundon vitin e ardhshëm”.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*