Kosova

Sami Borovci, kryetar i rinisë së AKR-së në Prishtinë

U mbajt Konventa e IV zgjedhore e Forumit Rinor të Aleancës Kosova e Re, dega në Prishtinës.

Në këtë konventë kryetar i forumit rinor u zgjodh Sami Borovci, me shumicë votash në praninë e më shumë se 400 delegatëve.

Konventën me pjesëmarrje dhe një fjalë rasti e nderuan edhe presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, drejtori i Institutit të AKR-së Jahja Koka, Korab Sejdiu dhe figura të tjera eminente të AKR-së.

Presidenti Pacolli u zotua se të rinjtë në AKR, do të jenë pjesë e rëndësishme dhe vendimarrëse në këtë subjekt.

“AKR-ja është alternativa e vetme politike në Kosovë, ku me qeverisjen e saj, shoqërisë kosovare do t’i kthehet dinjiteti.”

Më tej Pacolli shtoi se Kosova që nga paslufta ka ndërruar disa qeveri, por nuk kemi parë asgjë të ndryshme dhe ka qenë i njëjti format, dhe kështu do të vazhdojnë edhe me tutje, dhe se këta njerëz nuk e duanë Kosovën, andaj Pacolli tha se tani ka ardhur koha për një qeverisje ndryshe, një qeverisje me Aleancën Kosova e Re.

Ndërsa Korab Sejdiu tha se rinia nuk është vetëm e ardhmja por edhe e tashmja e vendit.

“Ju duhet të jeni aktivë, që t’i ofroni vendit një alternativë të sigurt, për ta ndalur keqqeverisjen në vend.”

Ndërsa kryetari i porsazgjedhur Sami Borovci falënderoi të gjithë delegatët dhe të pranishmit në këtë konventë, dhe u zotua që do të punojë me gjithë rininë e Prishtinës për të krijuar një hapësirë dinjitoze për rininë dhe të ardhmen e tyre. 

Kjo konventë u mbajt në kuadër të zgjedhjeve të brendshme që po mbahen në AKR, në gjithë Kosovën, me ç’rast AKR-ja fton të gjithë qytetarët e vendit të cilët nuk pajtohen me gjendjen në Kosovë dhe dëshirojnë të punojnë për ndryshimin e vendit, të bëhen pjesë e AKR-së dhe procesit zgjedhor, në mënyrë që të japin kontributin e tyre në të mirë të vendit. /KI/

Komentoni