Kosova

Salih Salihu paraqiti 20 zotimet e LVV-së për Vitinë

Vitia është ndër komunat më të nëpërkëmbura të Kosovës. Ajo është shkatërruar në vazhdimësi, ndaj jeta e qytetarëve të kësaj komune është vështirësuar secilën herë e më shumë. Në këtë kanë kontribuuan edhe qeverisjet qendrore duke e lënë pas dore, e sidomos ato lokale, të cilat funksionuan duke e rrjetëzuar klientelizmin dhe qeverisën në mënyrën më të papërgjegjshme.

Qytetarët e Vitisë tashmë e kanë shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për ndryshim. Ndryshimi i filluar me 11 qershor, duhet të vuloset edhe me datën 22 të këtij muaji.

Lëvizja VETËVENDOSJE! tashmë është gati për ta marrë përgjegjësinë e qeverisjes edhe në Viti, që ta jetësojë në këtë komunë modelin e Prishtinës. Kësaj qeverisje që ka në qendër qytetarin, do t’i prijë kandidati për kryetar, Salih Salihu. Ai bashkë me aktivistët, kandidatët për Kuvendin Komunal, profesionistët më të shquar të të gjitha fushave dhe në komunikim të përhershëm me qytetarët e Vitisë, kanë bërë gati planin për transformimin e Vitisë. Ky plan përbëhet nga 20 zotime.

Sali Salihu paraqiti sot këto 20 zotime të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për këtë komunë. Digjitalizimi i shërbimeve; ristrukturim i zyrës së prokurimit; depolitizim i plotë i arsimit; përmirësim rrënjësor i kushteve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë dhe funksionalizim i plotë shërbimit të Emergjencës; rritje të sipërfaqeve bujqësore me ujitje; ujë të pijshëm 24 orë; 1000 drunjë/fidanë të reja për çdo vit; rrugë, trotuare dhe ndriçim publik; hapja për projekte investive të mërgatës; janë disa nga zotimet që ka shpjeguar para publikut kryetari i ardhshëm i Vitisë. /KI/

Komentoni