Kosova

Sadiku: Sot i kemi punësua 140 specialistë, nuk ka më specialistë të papunë në Kosovë

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku, ka njoftua se prej javës së ardhshme fillon shpërndaja e vaksinave, të cilat veç kanë ardhur në Kosovë.

Ai në Rrokum Roll të Televizionit Rrokum ka thënë se tashmë nuk ka specialistë të papunë në Kosovë, duke njoftua se sot janë punësua 140 specialistë të rinj.

Sadiku ka thënë se, në kuadër të kardiokirurgjisë, mjekët italianë së bashku me mjekët kosovarë kanë me i bë 150 operacione, prej të cilave më shumë kanë me qenë fëmijë, të cilët kanë nevojë për intervenime në zemër. Shumica e këtyre intervenimeve kanë me u bë në Kosovë, bëri të ditur zëvendësministri Sadiku.

Ai ka thënë se investimet e huaja në shëndetësi po vijnë për shkak se po ju krijohen kushte.

Sadiku ka fol edhe për sigurimet shëndetësore dhe nisjen e zbatimit të tyre.

“Nga 1 janari ka me u bë zbatimi i sigurimeve shëndetësore, çka ka me bë që njerëzit mos me u varfërua, duke bë që 3.5 perqind e pagës së atyre që punojnë në sektorin publik dhe privat ka me shkua për sigurimin shëndetësor”, ka sqarua ai.

Komentoni