LifeStyle

Sa më seksi mami, aq më i shëndetshëm fëmija

Gjatë shtatzënisë, trupi juaj është njëkohësisht shtëpia dhe ushqimi i bebit, prandaj kujdesi për fëmijën kalon përmes kujdesit për veten.

Ky është një mësim i shkëlqyer që natyra i jep gruas për të mos harruar se do të jetë përgjithmonë kështu: Për një familje të shëndetshme dhe të bukur, është e rëndësishme që ju të kujdeseni të jeni vetë e shëndetshme dhe e bukur!

Me shtatzëninë trupi do të pësojë ndryshime për t’u përshtatur dhe për të prodhuar energji për të dy, prandaj shumë femra do të kenë mangësi kryesisht të acidit folik, zinkut dhe hekurit. Kështu jo vetëm që nuk do të arrini t’ia plotësoni nevojat fëmijës tuaj, por edhe do të shihni se si floku do t’ju bjerë, fytyra do të irritohet dhe të prodhojë akne, do të ndjeheni të lodhura, etj.

Në këto raste duhet t’i paraprini problemit duke filluar të merrni suplemente natyrale multivitaminash dhe mineralesh, që nga momenti që mësoni se jeni shtatzënë.

Suplementet do t’i japin një mbështetje të fuqishme ushqyerjes dhe zhvillimit të shëndetshëm të fëmijës, do ta forcojnë për ambientin që e pret pas lindjes dhe njëkohësisht do t’ju ndihmojnë që ndryshimet radikale të mos jenë të dukshme në pamjen tuaj estetike.

Shumë vajza, edhe pse jo shtatzëna, marrin vitaminat prenatale për shkak të efikasitetit të tyre në rritjen dhe forcimin e flokut, përmirësimin e lëkurës dhe shëndetit të përgjithshëm. Por mos mendoni se pas lindjes gjithçka është thjesht një fund i lumtur. Do të rizbuloni sërish sesi shëndeti dhe pamja juaj do të jenë të lidhura me atë te foshnjës.

Netët pa gjumë prej të qarave, shqetësimet për të kuptuar pse fëmija juaj grindet, vizitat e shpeshta te pediatri sa herë të ketë pak temperaturë, dhimbje barku apo viroza, do të lënë edhe te ju pasojat me një pamje të lodhur, me qese poshtë syve nga pagjumësia dhe shumë pak kohë për tu marr me veten.

Nëse i jepni fëmijës suaj probiotikë, do ta shpëtojnë nga diarreja, dhimbjet e stomakut, kapsllëku dhe sëmundje të tjera që janë të zakonshme në muajt e parë të jetës. Ato do t’ia bëjnë më të lehtë bebes të përshtatet me ambientin e ri të jetës dhe do të forcojnë sistemin e tij imunitar përgjithmonë, prandaj mos ja ndani të paktën për 3 vitet e para. 

Komentoni