Bota

Sa dollarë merr Obama për fjalimet e veta

Ish- presidenti i ShBA-së, Barack Obama ka filluar t’i bëjë dollarë vitet e veta kaluar në Shtëpinë e Bardhë me fjalimet në Wall Street.

Obama, të hënën e ardhshme do të paraqitet para njerëzve më me ndikim të industrisë shëndetësore të ShBA-së.

Sipas fjalëve të personit me njohuri për planet e Obamas, atij do t’i paguhen 400 mijë dollarë për fjalim.

Në gushtin e këtij viti iu kishte folur bankierëve të Nju – Jorkut.

Sipas shkrimeve të “Bloomberg news”, Obamës për atë fjalim i ishin paguar rreth 400 mijë dollarë.

Komentoni