Kosova

Russell: Do të intensifikohen programet asistuese për Kosovën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim shefin e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, Andrew Russell. Kryeministri falënderoi Kombet e Bashkuara për mbështetjen e Kosovës dhe popullit të saj.

Kryeministri Haradinaj e siguroi Russell-in se Qeveria që ai drejton do të bashkëpunojë ngushtë në projektet në vazhdim, duke i involvuar në këtë proces të gjitha dikasteret.

Nga ana e tij Russell e ka përgëzuar Haradinajn për zgjedhjen e tij Kryeministër i vendit duke u zotuar se do të intensifikohen programet asistuese për Qeverinë dhe popullin e Kosovës si dhe Zyrën e Kryeministrit. /KI/

Komentoni