Bota

Rusia: Sulmet e ShBA-së mbi ushtrinë siriane vënë në rrezik armëpushimin

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë sot se sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga ShBA mbi forcat e regjimit sirian, kërcënojnë zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit në Siri dhe i kanë bërë thirrje Uashingtonit të hetojnë incidentin.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë të shtunën se avionët ushtarakë amerikanë kanë vrarë më shumë se 60 ushtarë sirianë në katër sulme ajrore, njofton Reuters.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, duke cituar një burim brenda ushtrisë në aerportin Dier al-Zor ka thënë se të paktën 90 ushtarë sirianë janë vrarë.

Ministria e Jashtme ruse thotë se incidenti ka ndodhur si rezultat i “kundërshtimit” të Uashingtonit që të bashkëpunojë me Moskën për të luftuar militantët e Shtetit Islamik, Frontin Nusra – që tash njihet si Jabhat Fatah al Sham- dhe “grupe të tjera terroriste”.

Komentoni