Lajme

Rusia shpreson se Kosova do të mbetet e Serbisë

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Çepurin, ka thënë se beson se Kosova do të mbetet pjesë e Serbisë, transmeton Koha.net.

“Kosova nuk është shtet, Kosova de facto është protektorat. Atëherë pse ajo dëshiron ta krijojë ushtrinë e vet? Është i nevojshëm reagimi i qartë i bashkësisë ndërkombëtare. Disa gjëra janë krejtësisht të qarta, e ndërmjetësi për to duhet ta japë qëndrimin e qartë. Besojmë se Kosova do të mbetet pjesë e Serbisë dhe se populli serb në Kosovë do të jetë krejtësisht i mbrojtur”, ka thënë Çepurin për TV Most të Zveçanit, transmeton Koha.net.

Çepurin ka thënë se BE nuk po ka forcë të zgjidhë problemet ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

Ai ka shtuar se dokumenti bazë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është rezoluta 1244, e KS të KB-së ndërsa ka shtuar se po vonohet në krijimin Asociacionit të Komunave serbe.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*