Bota

Rusia planifikon të rivendosë baza ushtarake në Kubë e Vietnam

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se është duke konsideruar mundësinë e rivendosjes së bazave ushtarake në Kubë dhe Vietnam.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Nikolai Pankov, i bëri këto komente para ligjvënësve rusë.

Në vitin 2001, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar ushtrinë të tërhiqet nga Kuba dhe Vietnami, pasi ka dashur të forcojë lidhjet me Shtetet e Bashkuara.

Por, marrëdhëniet ShBA-Rusi janë prishur për shkak të ndërhyrjes së Moskës në Ukrainë dhe konfliktit në Siri.

Duke komentuar deklaratën e Pankovit për rivendosjen e bazave ushtarake në Kubë dhe Vietnam, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se “të gjitha vendet i vlerësojnë ndryshimet “nga pikëpamja e interesave të tyre kombëtarë dhe marrin hapat që i konsiderojnë të nevojshëm”.

Komentoni