Uncategorized @sq

Rusia planifikon rindërtimin e industrisë së shkatërruar të Sirisë

Rusia planifikon ta ndihmojë Sirinë për rindërtim të kapaciteteve që janë shkatërruar nga disa vite të luftës, ka thënë ministri i energjisë i Rusisë, Aleksandr Novak.

“Ne kemi nënshkruar një plan të veprimit, jo vetëm në sektorin e energjisë elektrike, por edhe në atë të gazit dhe naftës, që përfshinë ripërtëritjen e fushave të naftës dhe zhvillimin e rezervave të reja”, tha Novak, raportuan dje agjencitë ruse të lajmeve.

Si mbështetësi kryesor ndërkombëtar i presidentit të Sirisë, Bashar al- Assad, Rusia është involvuar thellë në ndihmën për shtetin e shkatërruar nga lufta, derisa beteja kundër kryengritësve sunitë është qetësuar muajve të fundit.

Javën e kaluar, është nënshkruar një marrëveshje për “rehabilitimin, modernizimin dhe ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike në Siri”, thuhet në faqen në Internet të Ministrisë së energjisë së Rusisë.

Komentoni