Bota

Rusia mohon se ka sulmuar konvojet me ndihma në Siri

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, ka hedhur poshtë raportimet se konvojet e OKB-së që po bartnin ndihma, janë sulmuar nga avionët ushtarë rusë, duke lënë të nënkuptohet se Moska beson se militantët dhe anëtarët e Frontit al-Nusra ose Helmetat e Bardha- që janë një grup i mbrojtjes civile në Siri- janë ata që duhet fajësuar për sulmin.

“Në pyetjen se kush e ka bërë këtë mund përgjigjen vetëm organizata Helmetat e Bardha, që janë të afërt me Frontin al-Nusra”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov.

Konashenkov ka thënë se forcat ajrore siriane dhe ruse “nuk kanë kryer asnjë sulm” ndaj konvojeve që bartnin ndihma.

Ushtria siriane gjithashtu ka mohuar se ka bombarduar konvojet e OKB-së.

Komentoni