Bota

Rusia kundërshton akuzat për sulm kundër forcave siriane

Rusia ka hedhur poshtë akuzat se ushtria e saj sulmoi forcat e mbështetura nga ShBA-të në Siri, duke plagosur disa luftetarë aleatë.

Zëdhënësi i Ministrië së Mbrojtjes, Gjeneral Major, Igor Konashenkov tha se sulmet ruse goditën vetëm zonat që kontrollohen nga grupi ekstremist, Shteti Islamik.

Konashekov tha se ushtria ruse, njoftoi Shtetet e Bashkuara paraprakisht për planet e saj operacionale.

“Për të shmangur eskalimin e panevojshëm, komandantët e forcave ruse në Siri, përdorën një kanal komunikimi për të informuar partnerët tanë amerikanë, në kohën e duhur, për kufijtë e operacionit tonë ushtarak në Deir al- Zor” tha ai.

Këto komente vijnë pasi koalicioni i udhëhequr nga ShBA-të, tha se ushtria ruse goditi forcat e tyre në Siri.

Komentoni