RajoniToplajm

Rusia kërkon që të inspektohen bazat ushtarake në Shqipëri

Rusia ka kërkuar nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE), të kryejë monitorime ushtarake në Shqipëri dhe Kroaci, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo kërkesë vjen në kohën kur në Shqipëri po vazhdon stërvitja e përbashkët e koduar “Joint Effort” – 16 ku krahas Ushtrisë Shqiptare marrin pjesë edhe ushtritë e SHBA-së, Britanisë, Italisë, Kosovës e Malit të Zi.

Në një raportim të agjencisë ruse “Sputnik” , shkruhet se Rusia kërkon që ekspertë të saj të vizitojnë bazat ushtarake në Shqipëri, të kenë mundësi të informohen për aktivitetet ushtarake, të marrin informacion për njësitë në zonat specifike dhe formacionet dhe se të jenë pjesë e stërvitjeve ushtarake që kryen Shqipëria. Agjencia i referohet deklarimit të bërë nga Sergei Ruzhkov, drejtues i Qendrës për Reduktimin e Rrezikut Bërthamor në Rusi, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Komentoni