Lajme

Rusia e “gatshme të punojë” në rezolutën e OKB-së për Sirinë

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov thotë se është “gati të punojë” në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për çështjen e Sirisë, që është hartuar nga Franca.

Lavrov i ka bërë këto komente në Moskë pas takimit me homologun francez Jean-Mark Ayrault.

Ayrault planifikon të takohet me zyrtarët në Uashington nesër, për të diskutuar për propozimin e Francës, e cila ka për qëllim ripërtëritjen e marrëveshjes së armëpushimit që u arrit mes ShBA-së dhe Rusisë por që kolapsoi më 19 shtator.

Lavrov gjithashtu ka thënë se Rusia me kujdes do të studiojë propozimin e të dërguarit special të Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura.

De Mistura më herët gjatë ditës u ka bërë thirrje Moskës dhe regjimit sirian që të mos e shkatërrojnë qytetin e Alepos për shkak të eliminimit të militantëve.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*