Lajme

Rusia armatos Serbinë: Putin dërgon gjashtë MIG-29

Presidenti rus Vladimir Putin lëshoi një direktivë ministrit të mbrojtjes Sergei Shoigu që në kohën më të shkurtër të mundshme ushtrisë serbe t’i jep gjashtë MIG-29 të rinj të pajisura me sistemet më moderne.

Ky vendim i Putinit erdhi menjëherë pasi në fund të javës së kaluar, amerikanët i dorëzuan kroatëve pesë helikopterët e parë të premtuar nga 16 tëtipit “Kiowa”. Kur ai ka marrë konfirmimin zyrtar se ShBA-të po armatosin me helikopterë Kroacinë me destinim ofensiv, presidenti rus urdhëroi ndihmë të menjëhershme për Serbinë.

Burime të mirë-informuara diplomatike, transmetuar nga mediat serbe pohojnë se Shoigu tashmë ka nënshkruar vendimin për ti dërguar Serbisë, MiG-ët dhe se dorëzimi është tani vetëm një çështje teknike.

Nga ana tjetër, krerët e qeverisë së Serbisë japin informacione konfirmuese se marrëveshja me për MIG është arritur dhe se ato do të mbërrijë në Serbi. E vërteta është se Rusia do të na ndihmojë në mënyrë të konsiderueshme në pajisjen e ushtrisë dhe përgjigjen ndaj kërcënimeve reale nga kroatet, – thotë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit Vuçiç.

Sipas tij, vendimi i ShBA-ve për t’i ofruar helikopterë Kroacisë zbulon një qëllimet shumë të rrezikshme të Zagrebit dhe mentorëve të tyre perëndimore. “Prisni, çfarë u duhen kroatëve 16 helikopterë luftarak “Kiowa”? Shikoni nuk janë helikopterë transportues, sikurse ato ruse MI-17, që kemi marrë së fundmi. Ata janë helikopterë të destinuara për të luftuar, mbështetje këmbësorisë dhe të shkatërrojë forcat gjalla të kundërshtarit. Kundër kujt kroatët mendojnë ti përdorin “Kajov?” – thotë zyrtari nën kushtet e rezervuara.

“A nuk planifikon ndoshta ushtria kroate të sulmojë Slloveninë, Austrinë apo Hungarinë? Por rreth tyre të gjitha janë vende anëtare të NATO-s. Është e qartë se i vetmi cak është Serbia dhe RS, dhe për këtë arsye ne duhet të përgjigjemi në mënyrë adekuate ndaj kërcënimit. Sigurohuni që, kur të arrijnë gjashtë MIG-29, do të bëhemi të fuqishëm në ajër dhe kroatët nuk do të jetë në gjendje të mendojnë që me helikopterë të lëvizin kundër nesh.

Burime qeveritare thonë se vetë kryeministri Vuçiç ka qenë më shumë se i befasuar kur morri informacion zyrtar në lidhje me dërgimin e helikopterëve kroatëve. – Ju kujtohet, vitin e kaluar kroatët paralajmëruan se do të furnizohen dhe në kufirin me Serbinë do të instalojnë raketa balistike që mund të qëllojnë Nishin. Kryeministri në atë kohë nga e Michael Carpenter, Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes mori sigurinë se ShBA dhe NATO nuk planifikojnë që nga Kroacia të kërcënojnë Serbinë.

“Vučić ishte sinqerisht i lumtur që u shmang një garë armatimi. Megjithatë, tani situata ka ndryshuar nga rrënja. Serbia duhet me vendosmëri t’i përgjigjet kërcënimit të mundshëm të agresionit që vjen nga Kroaci”, thotë një burim i afërt me kryeministrin Vuçiç.

Drejtor i Institutit Ndërkombëtar për Siguri Orhan Dragas ka vlerësuar se Serbia po armatoset për nevoja dhe qëllime të arsyeshme, ndërsa Kroacia është ajo cila vazhdimisht provokon dhe kërcënon.

“Armatosja në kohë paqeje është e rëndësishme për frenimin e një sulmi të mundshëm, dhe të tregojnë se nuk jemi vend i vogël dhe i dobët. Po ashtu duhet të përfitojmë nga marrëdhëniet miqësore me Rusinë dhe BE, dhe në kushte të favorshme të blejmë armë. Nga ana tjetër, kroatët janë ata që veprojnë si të kompleksuar dhe të fyer dhe në çdo mënyrë ata duan të konkurrojnë”, tha Dragas.

Diplomati Zoran Milivojeviç vlerëson se mbi ta realisht thyhet gara e fuqive të mëdha në armatim.

“Rusia është kthyer si një lojtar në skenën globale. Ne jemi në vijën e parë të frontit të zjarrit, në të cilën iu referuar Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry. Këto janë vende që nuk janë anëtare të NATO-s, ku përveç Serbisë edhe Bosnjë dhe Hercegovina, Maqedonia, Armenia, Gjeorgjia dhe Moldavia. Shtetet e Bashkuara konsiderojnë se këto vende janë jashtë ndikimit amerikan dhe për këtë arsye janë duke u përpjekur për të marrë kontrollin e armatosjes së fqinjëve të saj. Prandaj i dhurojnë helikopterë Zagrebit”, sqaron Milivojeviç duke shtuar se, në qoftë se ne duam për të ruajtur neutralitetin ushtarak, Serbia nuk ka alternativë tjetër përveç blerjes së avionëve luftarak rus. /KI/

Leave a comment

Your email address will not be published.


*