Bota

Rusia akuzon ShBA-në për shkelje të marrëveshjes për Sirinë

Rusia ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për mospërmbushje të obligimeve në bazë të marrëveshjes për armëpushim në Siri.

Zëdhënësi i ushtrisë ruse, Igor Konashenkov, tha se Uashingtoni përdor “perde verbale” për të fshehur hezitimin e tij për të frenuar grupet e opozitës që i mbështet.

Armëpushimi është mbajtur në masë të madhe prejse ka hyrë në fuqi më 12 shtator.

Armëpushimi është ndërmjetësuar nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat mbështesin palë të ndryshme në luftën e Sirisë.

Kremlini mbështet presidentin Bashar al-Assad, ndërsa ShBA grupet rebele që kërkojnë rrëzimin e tij.

Komentoni