Lajme

Rusi: Një sulmues vret dy persona në një zyre të FSB-së

Shërbimi i Sigurisë së Rusisë (FSB) thotë se një sulmues ka vrarë dy persona në selinë e tyre rajonale në qytetin Khabarovsk, në Lindjen e Largët.

FSB ka thënë se sulmuesi ka hyrë në ndërtesë dhe ka hapur zjarr ndaj njerëzve, në zonën e pritjes përpara se të nisej drejt kontrollit të sigurisë, raportojnë agjencitë e lajmeve në Rusi.

Thuhet se sulmuesi ka qëlluar për vdekje një oficer të FSB-së dhe një vizitorë dhe gjithashtu ka lënduar disa vizitorë të tjerë, përpara se të vritej nga personeli i FSB-së.

FSB është agjencia kryesore e sigurisë dhe inteligjencës në Rusi.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*