Bota

Rusi: 17 vikitimat nga zjarri në një depo janë nga Kirgizia

Shërbimi i emergjenca në Rusi ka njoftuar se nga zjarri në një depo në Moskë, janë vrarë 17 punëtorë migrantë nga Kirgizia.

“Gjatë përballjes me zjarrin, është konstatuar se burimi i zjarrit ishte në katin e katër”, ka thënë Dmitry Shirlin, kreu i zyrës për Zjarr dhe Shpëtim të Ministrisë së Emergjencave.

“Ekipet e shpëtimit kanë gjetur një dhomë e cila nuk kishte qasje nga jashtë. Është thyer muri dhe brenda kemi gjetur 16 trupa të vdekur”, ka thënë tutje ai.

Një person i lënduar gjithashtu ka vdekur nga plagët e marra.

Kryetari i Moskës Sergeo Sovyanin ka thënë se “kushdo që është përgjegjës për këtë rast do të dënohet”.

Ndërkaq, 16 persona të tjerë kanë arritur të shpëtojnë nga ky incident.

Komentoni