Kosova

Rusët pohojnë: Serbia heq nga preambula kushtetuese Kosovën

E përditshmja moskovite online “Gazeta.ru” në një publikim të saj thotë se në Serbi po përgatiten ndryshimet kushtetuese me qëllim që akti më i lartë i vendit të heq Kosovën, raporton Kosova.info.

Kjo gazetë duke u thirr në qarqe qeveritare të Serbisë thekson se këto ndryshime kushtetuese po bëhen gati për shkak të perspektivës për anëtarësim në BE.

Nga teksti i Kushtetutës së Serbisë do të hiqet fjalia se Kosova është në përbërje të saj dhe se Brenda Serbisë ka “autonomi thelbësore”.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                       Kliko në video

Kjo gazetë duke u thirr në bashkëbiseduesin e saj të deklaruar nën kushtet konfidenciale, thotë se kjo do të shpjegohet me sjelljen e tekstit të Kushtetutës në përputhje me realitetin.

Në vijim thuhet se ndryshimet kushtetuese do të shpallen në mars të vitit 2018 kur presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic ka ndërmend të paraqes zgjidhjen e tij për Kosovë. /KI/

Komentoni