RajoniToplajm

Rusët e akuzuar për trafik organesh hetohen në Shqipëri

Dy shtetas rusë po hetohen nga Prokuroria në Shqipëri për veprën penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale ose aktiviteteve kriminale”.

Njëri prej këtyre shtetasve, Boris Igor Wolfman, i akuzuar për trafikim të organeve në Izrael, ka tentuar të pastrojë para në Shqipëri nëpërmjet një klinike të hapur në qendër të Tiranës, në vitin 2014, nga një tjetër shtetas rus, Robert Shpolinske, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë për sekuestrim preventiv të llogarive bankare të klinikës “A New Life 4U” sh.p.k. me administrator dhe ortak shtetasin Shpolinske.

Nga monitorimi i vazhdueshëm rezulton se në llogarinë e shoqërisë “A NewLife 4U” sh.p.k. ka mbërritur një transferim në vlerën e rreth 40 mijë dollarëve me përshkrimin “faturë 2001 shërbime mjekësore” nga shteti i Izraelit e më konkretisht nga shtetasi Boris Igor Volfman.

Komentoni