Rajoni

Rruga e Kombit jepet me koncesion, Braçe: Kjo është e patolerueshme

Ministria e Transporteve vendosi pak ditë më parë që rruga e Kombit të jepet me koncesion.

Kjo do të thotë se për të kaluar në këtë autostradë, qytetarët duhet paguajnë një shumë prej 5 eurosh.

Ky vendim i ministrisë së Transporteve është kundërshtuar fuqishëm nga ekspertë të fushës si dhe nga qytetarë të shumtë.

Kundërshtimeve të këtij koncesioni i është shtuar edhe deputeti i partisë socialiste, Erjon Braçe.

Duke iu referuar një kronike të Top Channel, Braçe shkruan se ministria duhet të bëjë transparente detajet e kontratës së firmosur, pasi ka hije dyshimi.

Statusi i plotë:

KONCESIONI I RRUGES MILOT-MORINE, PROVA UNIKE PER QEVERINE! (te pakten per mua eshte keshtu) Koncesioni i rruges Milot-Morine, eshte nje ceshtje shume e madhe!!

Per shkak te konotacionit politik; ESHTE NJE CESHTJE E BARAZVLEFSHME ME CESHTJEN E MIRNJOHUR, TE HETUAR E TE PA GJYKUAR, TE NDERTIMIT TE RRUGES RRESHEN-KALIMASH. Edhe pse ekonomikisht, ne vlere eshte shume me pak, prapeseprape nuk zhbehet aspak nga kjo pikpamje.

Qeveria dhe qeverisja mund te marre nje kosto te paimagjinueshme nga ky koncesion. Ju e dini fare mire pikpamjen time per koncesionet ne teresi dhe nuk dua ti rikthehem atij diskutimi; per nje arsye-rrugen e pambaruar dhe tejet te rrezikshme nga Miloti ne Morine.

Por, treguesit ekonomik te krahasueshem te kesaj kontrate, natyrisht qe duhen diskutuar hapur, pa fshehur asnje detaj, patjeter edhe nga pikpamja ligjore por edhe nga pikpamja e barres per qytetaret. Po lexoj cdo gje qe shkruhet e po degjoj cdo gje qe thuhet keto tre dite, perfshire edhe cfare thote ministria e Transportit. Por degjova tani Top Channel qe jep detaje te nje skandali te madh.

Tamam atij qe i frikesohesha. Ne tregues po e po. Por sipas Top Channel edhe ne aspektin e moslejimit te ankimit kunder vendimit te komisionit nen ministrine e Transportit. Kjo eshte e pa tolerueshme!!

Komentoni