Video

Rrobaqepësja ia mjekoi fluturës krahun e thyer

Romy McClosey nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara ka gjetur në dysheme një flutur me një krah të thyer dhe vendosi t’i ndihmonte që të kthehej në fluturim.

Kohë më parë, kjo rrobaqepëse kishte parë një video, se si mund të ndihmohet në këtë rast dhe menjëherë nisi përpjekjet.

“Ishte shumë më vështirë se që mendova, por në fund kisha një ndjenjë lehtësimi. Megjithëse nuk jeton shumë gjatë, ia lehtësova pjesën e mbetur të jetës”, ka thënë McClosey.

Veprimi saj është pëlqyer shumë, duke marrë shumë pëlqime për intervenimin e rrallë që duket si i pamundshëm.

Më poshtë mund të shihni filmimin e realizuar nga një organizatë për mbrojtjen e kafshëve, ku shihet se si realizohet ky proces.

Komentoni