Kosova

Rrjeti i OJQ-ve “Demokracia Fillon Këtu” të shqetësuar për sigurinë

Rrjeti i OJQ-ve “Demokracia Fillon Këtu” ka shprehur shqetësim, siç kanë thënë, të thellë lidhur me zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe mosreagimin, pasivitetin dhe injorimin që po i bëhet rrezikut për një instalim të frikës, pasigurisë për jetë si dhe inkurajimin e vetëgjygjësisë nga heshtja dhe mosveprimi i prokurorisë së shtetit.

“Duke shikuar pas në të kaluarën e afërt që nga paslufta, qytetari i Kosovës ballafaqohet me një manipulim të opinionit sipas tekeve të politikes ditore, duke lënë hapësirë për terrorizim psikik të qytetarit të sinqertë dhe respektues të ligjit me temat që kanë të bëjnë me vrasjet enigmatike të disa nga figurat e intelektualëve aktivist të kohës dhe asnjë veprim konkret nuk është marrë për zbardhjen e tyre nga prokuroria e shtetit. Ditëve të fundit jemi dëshmitarë të deklarimeve publike, të disa figurave kontraverse që thirren si gazetarë e analistë dhe publikisht deklarojnë se e dinë kush janë vrasësit e intelektualëve të vrarë paslufte dhe përsëri pa fije turpi për pak publicitet bëjnë politikë ditore me emrat e tyre”, kanë shkruar ata.

“Edhe pas kësaj Prokuroria e shtetit nuk ndërmerr asnjë veprim konkret, për t’i intervistuar si dëshmitarë, për të zbardhur rastet që përveç drejtësisë si obligim ligjor dhe familjeve që janë në ankth tash e sa vite, do të çlironin edhe një shtet të tërë që ka mbetur peng i akuzave për qëllime politike”. Sipas këtij rrjeti, duke mos ndërmarrë veprime drejt ndriçimit të këtyre rasteve, Prokuroria e shtetit i bënë shërbim të keq vendit dhe vihet në shërbim të bandave kriminale. “Andaj ne kërkojmë që rastet e vrasjeve dhe të dyshuarit emrat e të cilëve ta cilëve tani janë publik si dhe rastet e mundeshe të abuzimit me detyrën e zyrtarëve të shtetit nga sistemi i drejtësisë dhe policëve të apostrofuar si pjesë e bandave kriminale që nga paslufta e këndej të hetohen dhe të dënohen me gjithë forcën e ligjit, pasi të njëjtit përbëjnë rrezik real për dështimin e sistemit të sigurisë dhe drejtësisë në vend. ”. Ne i bëjmë thirrje Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyësorë që sa më parë të ndërmarrin masa urgjente për të hetuar dhe dënuar dorasit dhe ndihmësit e atyre që kanë kryer këto krime”.

Komentoni