Sport

Rritja e automobilizmit si sport në Kosovë

Automobilizmi si sport është duke shijuar momentet më të mira në histori në Kosovë. Organizimi më i mirë dhe pranimi në Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit në dhjetor të 2015-s, janë arsyet që vlerësohet se kanë bërë që garat e sivjetme në këtë sport të kenë bujë më të madhe te adhuruesit e shpejtësisë.

Kështu thonë vetë garuesit e automobilizmit. Ata shprehen se automobilizmi ka shënuar rritje të madhe në të gjitha aspektet viteve të fundit. Sivjet në Kosovë mbahen 14 gara të automobilizmit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në këtë numër hyn edhe një garë për femra si dhe “Drag Race” që u mbajt në Aeroport dhe që është gara bindshëm më e përcjellë viteve të fundit.

“Drag Race” në fillim të muajit gusht mblodhi më shumë se dhjetë mijë njerëz në Aeroportin e Sllatinës. Kjo dëshmoi dashurinë e entuziazmin që po krijojnë garat e shpejtësisë.

Komentoni