Lajme

Rritet numri i thirrjeve nga ana e qytetarëve derisa dogana mbledh afër 80 milionë më shumë

Dogana e Kosovës ka rritur gjithnjë e më shumë besimin e qytetarëve, çdo ditë dogana është duke pranuar një numër të madh të thirrjeve të cilat janë duke ofruar informata të shumta. Raporti i këtyre thirrjeve tregon se qytetarët kanë raportuar për raste të kontrabandës, korrupsionin dhe evazionin fiskal pra kemi qartazi rritje sasiore dhe kualitative të informatave.

  Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gjithsej
Thirrjet 2015 10 34 17 18 19 20 17 135
Thirrjet 2016 33 32 35 38 24 37 39 238

Derisa vitin e kaluar patëm 135 thirrje për periudhën janar/korrik tani kemi 238 telefonata të cilat paraqesin rritje për afër 60% më shumë se viti i kaluar.

Rritet numri i thirrjeve nga ana e qytetarëve derisa dogana mbledh afër 80 milionë më shumë 1Ne besojmë që puna e jashtëzakonshme e Doganës ka prodhuar ngrite të besimit të qytetarëve, grafiku më lartë tregon që secili muaj i vitit 2016 (përveç shkurti ’15) kishte ngritje të thirrjeve. Vlen të theksohet se pjesa më a madhe e këtyre informatave janë plotësisht të saktë dhe kanë rezultuar me kapjen e një mori rastesh të kontrabandës apo evazionit fiskal. Nga ana tjetër besim e qytetarëve Dogana e Kosovës e kthen me rritje të performacës së saj, derisa gjatë vitit të kaluar deri me datë 1 gusht kishim 488,9 milion të grumbulluara, ne në këtë vit kemi mbledhur 567,7 milion euro që paraqet 16,2 % më shumë se viti i kaluar apo 78,8 milion euro. Pra një kontribut të veçantë në rritjen e të hyrave çdo ditë e më shumë po jep bashkëpunimi me qytetar.

Rritet numri i thirrjeve nga ana e qytetarëve derisa dogana mbledh afër 80 milionë më shumëSiç shihet edhe nga grafiku vitit 2016 është një vit i suksesit dhe të arritura nga Dogana e Kosovës në të gjitha aspekte e saj. Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt. Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në [email protected]. /KI/

Leave a comment

Your email address will not be published.


*