Bota

Rrëzohet një helikopter i ushtrisë amerikane

Garda bregdetare e ShBA-së dhe pjesëtarë të ushtrisë janë duke kryer kërkime në oqean pranë Hawaiit për pesë anëtarë të ekuipazhit të një helikopteri të ushtrisë i cili është rrëzuar gjatë një ushtrimi trajnues, njoftojnë autoritetet.

Raportohet se zyrtarët në Wheeler Army Airfiled afër Honolulu e humben komunikimin me helikopterin “UH-60 Black Hawk” rreth orës 22.00 të martën, njofton roja bregdetare, transmeton Express.

Ekipet e shpëtimit e kanë vërejtur pjesë të helikopterit rreth 3 kilometra në perëndim të Kaena Point, Oahu.

Një aeroplan, dy helikopterë dhe disa anije janë duke u përdorur në operacionet e kërkimit.

 

Komentoni