Lajme

Rrezik nga numri i madh i armëve ilegale

Nga janari deri në qershor janë sekuestruar 553 armë ilegale.

Numri i armëve ilegale në Kosovë vazhdon të jetë i madh por në krahasim me vitet e kaluara numri i tyre është ulur.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Policinë e Kosovës thonë se po punojnë intensivisht në sekuestrimin e këtyre armëve të cilat mbahen pa leje, raporton rtv21.

Sipas statistikave të MPB rreth 260 mijë armë janë në duart e qytetarëve të Kosovës.

Në këtë Ministri vlerësojnë se krahasuar me vitin e kaluar sivjet ka rënë numri i armëve ilegale në Kosovë.

Ndërkohë policia e Kosovës në gjashtë mujorin e parë të këtij viti ka sekuestruar 553 armë ilegale.

Në Kosovë janë rreth 330 persona zyrtarë të cilët kanë armë me leje ndërsa janë rreth 13 mijë leje të dhëna për armë gjahu, shenjëtarie dhe koleksion.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*