Bota

Rrëshqitjet e tokës në Indi kërcënojnë, evakuohen 3 mijë persona

Rreth 3.000 persona janë evakuuar si pasojë e rrëshqitjes së tokës nga reshjet e dendura dhe përmbytjet të cilat javën e fundit goditën Bengalin Perëndimor, në Indi.

Situata me përmbytjet po stabilizohet, ndonëse akoma janë të përmbytura një numër i madh i shtëpive dhe rrugëve.

Nëpunësi në Kabinetin për katastrofa nacionale, Rakesh Ranjan, tha se këtë javë kanë zhvilluar misione shpëtimi në distriktin malor Mangan.

Megjithatë, shiu është pakësuar gjatë tre ditëve të fundit në Uttar Pradeshu ku 200.000 persona kërkuan shpëtim në qendrat e pranimit.

Komentoni