Kosova

Rrëfehet Lorik Jasharaj, tregon pse e goditi mjekun në QKUK: Nuk ndihem keq, nuk do t’i kërkoj falje

Në Kosova Direkt të Klan Kosovës, është rrëfyer ekskluzivisht qytetari Lorik Jasharaj, i cili ka pranuar publikisht se e ka rrahur një mjek në QKUK. Kjo, sipas tij, ka ndodhur pasi mjeku kujdestar në QKUK nuk e ka përfillur kërkesën për trajtimin e babait të tij, i cili pas aksidentit kishte pësuar gjakderdhje në këmbë.

“Të shtunën rreth orës 1:00, babai im ka pësuar aksident me ç’rast ka pasur gjakderdhje në këmbë dhe unë jam detyruar ta dërgoj me makinë deri në QKUK. Kur kemi hyrë brenda, rreth 15 deri në 20 minuta nuk ka pas intervenim nga mjeku”, thotë ai. “Pas 20 minutave, prej mllefit dhe prej panikut se çfarë do të ndodhte me babanë, e kam parë doktorin duke biseduar në telefon me dikë e kam lutur që të kujdeset. E kam sulmuar me fyerje jo fizikisht dhe në atë moment ka ndërhyrë një tjetër doktor. Edhe pse jam sjell shumë mirë, ata nuk e kanë përfillur kërkesën time dhe prej nervozes e kam sulmuar – edhe fizikisht edhe me fjalë të rënda”.

Megjithatë, Jasharaj nuk ndihet keq për doktorin që e ka goditur e as nuk do t’i kërkojë falje. 

Komentoni