ShowBiz

Rrëfehet Dua Lipa

Që të jesh i suksesshëm padyshim që duhet të bëhet shumë punë dhe kurrë nuk është e lehtë. Këtë gjë e bëri të qartë edhe Dua Lipa në intervistën e saj të fundit për prestigjiozen ‘Time’, raporton Kosova.info.

“Kishte raste kur nuk kisha idenë se ku doja të shkoja. Ishte e frikshme, ishte e madhe”- u shpreh Dua.

Ndërsa, meritat kryesore për famën që gëzon tashmë ia atribuon vendit të vet që e donë shumë, Kosovës. Për më tepër, ajo u shpreh që hiti i saj ‘New Love’ është mënyra e saj se si ajo e përfaqëson vendin e vet.

“Ndjehem se e përfaqësoj Kosovën në mënyrë apo tjetër. Ata kanë qenë mbështetës të mëdhenj të çdo gjëje që kam bërë. Kur publikova këngën e parë “New Love”, jam i sigurt se të gjitha shikimet e para të këngës kanë ardhur nga Kosova dhe Shqipëria”, ka thënë Dua.

Aktivitetet e saja nuk kanë të ndalur. Së fundmi, Dua u bë fytyra e një kampanje fantastike të Patrizia Pepe. /KI/

Komentoni